Milani pritet të refuzoj ofertat e Borussia Dortmundit dhe Monacos për mbrojtësin e majtë Ricardo Rodriguez dhe do të vazhdojë kontratën e reprezentuesit të Zvicrës deri në vitin 2023, raporton “La Gazzetta dello Sport” të hënën.
Vendimi për Rodriguezin është marrë tashmë nga trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, që insiston ta mbajë zviceranin, transmeton “Koha Ditore”.
Rodriguez 26-vjeçar ka luajtur 32 ndeshje zyrtare për Milanin këtë stinor dhe ka ndihmuar me katër asiste.