Rodrygo Goes hodhi poshtë krahasimet me fenomenin Ronaldo pasi shënoi në debutimin e tij në Real Madrid me një gol kundër Osasunas të mërkurën.
18-vjeçari Rodrygo u bë golashënuesi më i shpejtë i Realit në La Liga që nga fenomeni brazilian Ronaldo, duke dalë nga bankina për të vulosur një fitore 2-0.
Të riut brazilian iu desh vetëm 93 sekonda për të shënuar, ndërsa Ronaldo shënoi pas 62 sekondave kundër Deportivo Alavesit në vitin 2002.
Por, Rodrygo nuk kishte asnjë interes të krahasohej me Ronaldon, i cili vlerësohet si një nga sulmuesit më të mëdhenj të të gjitha kohërave.
“Nuk dua të bëj krahasime me Ronaldon, sepse ai është një nga lojtarët më të mirë të kësaj loje dhe një nga më të mirët e vendit tim”.
“Sa për golin – e kontrollova mirë dhe e dija që nga atje se gjërat do të funksionojnë”.
“Unë duhet të tregoj gjithmonë se jam i aftë të luaj këtu”, ka thënë Rodrygo.