Projekti i fundit i studios “Vertical Entertainment” titullohet “Rogue Hostage” dhe i takon zhanrit aksion dhe triler.
Tashmë janë publikuar edhe pamjet e para të këtij filmi, i cili nuk i takon kategorisë a të hollywoodit, por është i mbushur me skena aksion dhe publiku në përgjithësi i pëlqen projektet e këtilla.
Një baba beqar dhe ish ushtarë i Marinës, Kyle Snowden, detyrohet ta shpëtojë vajzën e tij dhe disa pengje tjerë nga një kriminel i rrezikshëm i cili i ka ngujuar ata në një dyqan, që është pronë e njerku polarizues i Kyleit, kongresmeni Sam Nelson.
Me regji të John Keyes, filmi në rolet kryesore i sjell aktorët Tyrese Gibson, John Malkovich, Michael Jai White, Christopher Backus, Luna Lauren Velez dhe Holly Taylor.
“Rogue Hostage” do të fillojë së shfaquri nëpër kinematë e Amerikës nga 11 qershori.