Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka shprehur brengën lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta mbyllur Klan Kosovën.
“Shumë shqetësuese”, shkruan ai.
“Mbyllja e një prej medieve më të mëdha në Kosovës do të ishte një goditje e rëndë për lirinë e medieve”, ka vazhduar Rohde.