Rojat bregdetare turke i shpëtuan 28 azilkërkues të bllokuar në një barkë në detin Egje

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 15:37 | Nga Ekonomia Online

Të bllokuar në bordin e një barke në detin Egje, kishin mbetur disa shtetas afganë, sirianë, afrikanë, palestinezë, irakianë, iranianë dhe kamerunas.

Pas intervenimit, rojat bregdetare turke arritën që t’i nxjerrin dhe t’i dërgojnë në hapësira të sigurta 28 azilkërkues, transmeton Telegrafi.

Ata ishin nisur me një barkë gome nga Greqia, por mbetën në det të hapur, pasi ishin shumë persona për një barkë të lehtë., derisa nuk u shpëtuan nga rojat bregdetare të Izmirit.

Turqia ka qenë një nga rrugët kryesore për azilkërkuesit që duan të arrijnë në Evropë, veçanërisht që nga fillimi i luftës civile në Siri në 2011. Në Turqi janë gati katër milionë sirianë, më shumë se çdo në shtet tjetër në botë.

Kohëve të fundit, si pasojë e përhapjes së pandemisë me coronavirus ka rënë edhe lëvizja e azilkërkuesve, pasi në kufij ka më shumë kontrolle dhe mund të vërehen shumë më lehtë.

Lehtësimi i masave të bllokadave që kanë vënë shtetet, do të nisë edhe një valë të re refugjatësh ilegal, që ikin nga zona të varfra për jetë më të mirë në shtetet evropiane. /Telegrafi/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme