Roli dhe rëndësia e Qeverisë po zbehet

Prishtinë | 06 Dhj 2023 | 15:05 | Nga Shenoll Muharremi

Ndoshta nuk duhet të presim shumë nga Qeveria. Vleresimi i fundit i PISA-s ka ekspozuar faktin që kualiteti i arsimit publik nuk është përmirësuar vitet e fundit. Në fakt gjatë 3 vlerësimeve që janë zhvilluar nga viti 2015/16 (i pari) nuk ka pasur përparime dhe kemi pasur rezultat të njejta të dobëta (ka pasur konsistencë). Kosova vazhdon të rangohet në fund të listës së shteteve dhe është e fundit e Ballkan dhe Europë.

Kjo na shtyen të mendojmë nëse qeveritë janë të zonja dhe kanë kapacitete me i rregullu të gjitha problemet publike. Në fakt, me këtë rastin specifik të arsimit, është konfirmuar që nuk mundet. Nuk ka as kapacitete, as shkathësi e as vullnet me gjasë më realizu një proces të tillë. Kjo që po them nuk është një narrativ kundër qeverisë së Kurtit vetëm, për shkak se të gjitha qeveritë pak a shumë ishin të njejta në këtë aspekt. Rezultatet janë të ngjashme me të gjitha llojet e qeverive. Dmth ky është një problem horizontal i yni publik dhe ashtu duhet të trajtohet.

Nëse ky është rasti që qeveritë nuk munden me zgjidh këtë problem, cka na mbetet në dispozicioni të bëjmë? Ndoshta përpos që duhet konstatuar që qeveritë nuk janë të zonja të rregullojnë këtë gjendje dhe se pritjet tona nga qeveritë duhet të modifikohen… këtu na nevojitet intervenimi i akterëve jo-shtetror.
Gjetja e zgjidhjes duhet të zgjerohet. Përpos qeverisë që mbetet një akter me rëndësi (dhe nuk duhet të lihet anash e nëncmohet), ndoshta duhet edhe sektori privat, ndërmarrësit, inovatorët dhe teknologët të ndihmojnë rastin. Ky është një problem i të gjithëve ne, andaj edhe zgjidhja duhet të kërkohet më gjërë. Ne duhet të i identifikojmë të gjitha kapacitetet edhe jashtë qeverisë dhe të krijojmë një front të përbashkët refome ku qeveria nuk do të thotë të ketë rolin kryesor, edhe pse është hisetar shumë me rëndësi se menaxhon paranë dhe institucionet publike.

Se cila do të ishin intervenimet dhe solucionet në këtë scenario? Nuk e di, për shkak se kjo duhet të identifikohet nga të gjithë, sidomos specialistët e fushës. Edhe akterët e shkollave private që tashmë po marrin këmbet e veta duhet të japin kontriboutin e tyre. Një fuzion mes privates dhe publike do të na ipet rezultate më të mira.

Gjithashtu teknologët, start-ups dhe novatorët kishim me ndihmuar rastin dhe gjendjen. Ndoshta aplikimi i teknologjisë dhe mësimet përmes lojërave, sidomos në matematikë munden me na ndihmuar me i përmirësuar rezultatet. Kjo ëshë vetëm një ide dhe casje, për shkak se kjo është një punë komplekse.

Por thirrja ime është që ne duhet të kalojmë në një fazë më të avancuar të organizimit shoqëror ku roli i qeverisë nuk është absolut. Ku eksperiencat, shkathësit dhe know-how që është jashtë qeverisë duhet të përdoret dhe vihet në funkskon për të mirën publike. Arsimi, PISA, janë një rast dhe momentum i mirë për këtë tranzicion të fillojë.

Të ngjashme