Leukemia quhet ndryshe edhe “kanceri i gjakut” ose “gjaku i bardhë”. Janë sëmundje që karakterizohen me daljen në gjakun periferik të një sasie shumë të madhe rruazash të bardha të pjekura.
Numri i rruazave të bardha nga 6000 deri në 9000 për mm/kub që janë në normë, arrin në disa qindra mijëra.
Sëmundja fillon me disa shenja të përgjithshme si: dobësi, lodhje e shpejtë, dhimbje në muskuj e sidomos në kocka, humbje e oreksit, ngritje të vogla të temperaturës.
Pas kësaj faze sëmundja fillon vrullshëm si një sëmundje ngjitëse me temperaturë të lartë 38-40 gradë celsius. Me keqësim të gjendjes së përgjithshme, me dhimbje në grykë dhe në gojë, mukoza e të cilave plagoset dhe nekrotizohet.
I sëmuri ndjen dobësi shumë të madhe, zbehet shumë, ka vështirësi në frymëmarrje. Shpesh shfaqen gjakderdhje nga hunda, nga mishrat e dhëmbëve, nga organet e brendshme.
Mëlçia e zezë dhe shpretka rriten shumë. Gjëndrat limfatike në tërë trupin zmadhohen, sidomos ato të sqetullave, të rrëzës së kofshëve dhe të qafës.
Në analizat e gjakut përveç numrit të madh të rruazave të bardha të cilat janë të papjekura dhe të paafta për të kryer detyrat e tyre, ka dhe ulje të numrit të madh të rruazave të kuqe, të hemoglobinës dhe të pllakëzave.
Rëndësi ka parandalimi i infeksioneve dytësore. Kemi 2 lloje leukemish: kronike dhe akute. Leukemia akute zhvillohet shpejt, ndërsa ajo kronike mund të vazhdojë me vite.
Mjekimi kryhet me transfuzion gjaku, me medikamente përkatëse për të ndaluar ecurinë e shpejtë të sëmundjes.
Në shumë raste mjekimi i leukemisë është i pa efektshëm, sepse ajo është një virus në gjak që vazhdon me shpejtësi të madhe ku edhe mjekimet në disa raste janë të paefektshme.
Mjekime popullore
Lëngu i bimës Alore-Vera ka dhënë efekt të mirë në infeksionin në gjak, siç është leukemia. Duke marrë 900 gr Aloe dhe 100 gr mjaltë, që pihet 3 herë nga 100 gr në vakt para buke, për 2-3 muaj.
1 litër xhel Aloe-Vera dhe 300 ml vodka përzihen bashkë. Lihen 5 orë dhe pihen 3 herë nga 50 ml para buke për 2 muaj rresht derisa të keni një përmirësim të dukshëm.