Roma është në kërkim ta përforcojë skuadrën para mbylljes së afatit kalimtar veror.
Giallorosët kishin tentuar transferimin e Phil Foden, por oferta e tyre për huazim është refuzuar nga Manchester City.
Klubi italian është futur në bisedime me Arsenalin për ta marrë armenin Henrikh Mkhitaryan.
Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachti ka filluar bisedimet me klubin londinez për huazimin një vjeçar të armenit.
Roma do ta ketë edhe mundësinë e blerjes në fund të edicionit 2019/20 për një shumë rreth 20 milionë euro.
30-vjeçari ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Arsenali pasi hapësirat për të janë zvogëluar, transmeton Telegrafi. Mediat italiane e kanë cilësuar si një lajm shumë befasues, pasi Roma ka shumë mesfushorë në radhët e veta.
Gjithsesi mbetet të shihet nëse dy klubet do të kenë kohën e mjaftueshme për ta mbyllur këtë transferim.