Chris Smalling mund të bëhet lojtar i përhershëm i Romës.
Klubi italian ka hapur negociatat me Manchester United për ta blerë anglezin i cili sivjet aty është në huazim, shkruan Express.co.uk.
Smalling ka impresionuar në Itali që prej huazimit, por që marrëveshja paraprake nuk përfshin opsionin e blerjes, andaj ata tash duhet të negociojnë për marrëveshje të re që përfshinë nënshkrimin me të.