Roma dhe Juventusi pas Doumbias, Sporting vendos “mur” prej 80 milionë eurosh

Prishtinë | 07 Tet 2026 | 19:06 | Nga Ekonomia Online

Mesfushori i Sportingut, Issa Doumbia, ka tërhequr vëmendjen pas paraqitjes së tij si titullar me Kombëtaren e Italisë.

Lojtari i lindur në vitin 2003 ishte protagonist në fitoren 4-1 ndaj Turqisë nën drejtimin e Roberto Mancinit, duke bërë përshtypje me paraqitjen e tij.

Sipas raportimeve të Ekr​em Konur, Roma dhe Juventusi po e ndjekin nga afër rritjen e ish-lojtarit të Venezias. Për Romën bëhet fjalë për një interesim që rikthehet, pasi klubi kryeqytetas e kishte monitoruar Doumbian edhe gjatë verës së kaluar.

Megjithatë, transferimi i tij nga Sportingu nuk do të jetë aspak i lehtë. Klubi portugez beson fuqishëm te mesfushori dhe në kontratën e tij ka vendosur një klauzolë lirimi prej 80 milionë eurosh.

Kështu, Roma dhe Juventusi duhet të përgatiten për një investim të madh nëse dëshirojnë ta transferojnë talentin italian.

Të ngjashme