Roma e blen përfundimisht Carles Perezin, aktivizohet klauzola e çuditshme që ishte vendosur nga dy klubet

Prishtinë | 26 Shk 2020 | 17:50 | Nga Ekonomia Online

Roma e ka blerë zyrtarisht anësorin sulmues Carles Perez nga Barcelona, ​​pasi ky i fundit kishte ardhur si huazim fillimisht.

Giallorossët kishin nënshkruar me 21-vjeçarin si huazim me detyrim blerje.

Goal.com shkruan se masa huazimi do të kthehej si blerje e përhershme, pasi Roma të fitonte një pikë të vetme në Serie A.

Kjo klauzolë u aktivizua pas fitores 4-0 ndaj Lecce fundjavën e kaluar.

Shuma totale e marrëveshjes është 12 milionë euro, 1 milion euro për huazim, dhe 11 milionë euro për detyrim blerje.

Perez shënoi golin e tij të parë për klubin në fitoren 1-0 ndaj Gentit në ndeshjen e parë të Ligës së Evropës javën e kaluar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme