Roma shkarkoi Drejtorin Sportiv, Gianluca Petrachi vitin e kaluar për arsye të qenësishme, me pretendimin se kishte menaxhuar keq grupin dhe kishte bërë deklarata publike që kritikonin mënyrën e operimit të skuadrës dhe ofendonin shoqërinë.
Megjithatë nuk mendon njësoj Gjykata e Romës, që vendosi ta quajë të padrejtë shkarkimin e Petrachit dhe të detyrojë klubin verdhekuq t’i shlyejë të gjitha detyrimet kontraktuale me ish drejtorin sportiv.
Bëhet fjalë për një shifër prej 5 milionë eurosh që Petrachi duhej të merrte deri në fund të kontratës, të cilave u shtohen edhe 100 mijë euro të vendosura nga gjykata për dëmtim imazhi dhe përballim të shpenzimeve gjyqësore.
Në një moment krize ekonomike që ka prekur të gjithë klubet e futbollit, kryeqytetasve u shtohet edhe një faturë e kripur për t’u paguar, ndërsa ende drejtuesit aktualë të Romës nuk janë shprehur nëse do të apelojnë apo jo vendimin.