Roma është në kërkim të një sulmuesi anësor dhe duket se atë e ka gjetur në Brazil.
Fjala është për talentin brazilian Mateus Vital që aktivizohet me Corinthiansin.
Dy klubet janë në bisedime me njëra tjetrën për transferimin e brazilianit në Serie A.
Mediat italiane kanë raportuar se marrëveshja është afër dhe Roma do të paguajë 10 milionë euro për të.
21-vjeçari luan si sulmues anësor dhe pritet ta zëvendësojë Diego Perottin e lënduar.
Braziliani këtë vit e ka nisur mirë kampionatin brazilian, pasi në 10 takimet e para ka shënuar një gol dhe ka bërë dy asistime.