Pas Milanit, edhe skuadra tjetër nga Serie A, Roma është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit kroat Dejan Lovren. Lajmi është bërë i ditur të mërkurën.
Mësohet se Roma tashmë ka kontaktuar Liverpoolin, pasi Lovren pritet të largohet nga ekipi anglez gjatë kësaj vere.
Për kartonin e Lovrenin, Roma është e gatshme të paguajë dëmshpërblim deri në 30 milionë euro.
Lovren edicionin e shkuar ka patur minutazhë të vogël, duke regjistruar në total 18 paraqitje te Liverpooli. 30-vjeçari, ka kontratë me Liverpoolin deri në vitin 2021.
Lovren te Liverpooli është transferuar para dy vjetësh nga Southamptoni kurse karrierë ka bërë edhe te Lyoni, Dinamo Zagrebi e Inter Zapreshiqi. Ai ka edhe 53 paraqitje me Kroacinë.