Roma përgatit kontratën e re për Zaniolon

| 14 Pri 2020 | 15:56 | Nga

Roma është duke përgatitur një kontratë të re për mesfushorin Nicolo Zaniolo të vlefshme 2.5 milionë euro në vit plus bonuset, njofton “Gazzetta dello Sport”.

Mesfushori lëndoi ligamentet e gjurit në janar. Roma kishte planifikuar të rinovonte kontratën e tij para se ai të lëndohej.

Zaniolo me kontratën aktuale ka pagë 1.5 milionë euro në vit. Kontrata e re me bonuse do të dyfishonte pagën e tij.

Zaniolo 20-vjeçar ka luajtur deri më tash pesë ndeshje me Italinë dhe ka realizuar dy gola. Dy golat i shënoi në fitoren 9:1 të Italisë kundër Armenisë më 18 nëntor të vitit të kaluar.

Të ngjashme