Roma po e konsideron mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Liverpool-it, Dejan Lovren, sipas raportimeve të Corriere dello Sport.
Ata pohojnë që klubi nga Serie A e kanë kthyer sërish vëmendjen kah përfaqësuesi i Kroacisë pasi kanë dështuar që ta transferojnë mbrojtësin e Juventusit, Daniele Rugani.
Lovren ende nuk ka luajtur për Të Kuqtë këtë sezon, ndonnëse trajneri Jurgen Klopp ka insistuar se ai nuk do të lejohet të largohet në këtë afat kalimtar.