Roma nuk është duke kaluar një periudhë të mirë në Serie A.
Giallorosët kanë pësuar humbje të njëpasnjëshme derisa tani do të luajnë një ndeshje tejet të rëndësishme në Ligën e Evropës.
Klubi nga kryeqyteti italian është nikoqir i Gentit në kuadër të 1/16 të finales në Ligën e Evropës.
Tanimë dy skuadrat kanë publikuar edhe formacionet zyrtare me të cilat synojnë të marrin rezultat pozitiv në ndeshjen e parë.
Formacionet zyrtare:
Roma: Lopez, Spinazzola, Fazio, Smalling, Kolarov, Veretout, Cristante, Perez, Pellegrini, Perotti, Dzeko.
Gent: Kaminski, Ngadeu, Owusu, Odjidja, Bezus, Mohammadi, David, Lustig, Kums, Depoitre, Plastun.