Roma thuhet se është në ‘pole-position’ për të nënshkruar me sulmuesin anësor të Chelseat, Pedro Rodriguez, i cili është gjithashtu objektivi i Juventusit.
Sipas mediumit italian Calciomercato.it, Pedro do të largohet nga Chelsea kur skadon kontrata e tij këtë verë.
Edhe pse ai ka marrë oferta nga MLS, mediumi italian raporton se Roma e ka bërë ‘më të mirën’ dhe se ai është afër pranimit të ofertën nga kryeqytetasit.
Ky lajm vjen pavarësisht se Juve tregoi interes të vonshëm për spanjollin, i cili ka punuar me trajnerin Maurizio Sarri në Stamford Bridge sezonin e kaluar.
Sidoqoftë, Zonja e Vjetër nuk ka pasur interesim të madh për ish-yllin e Barcelonës, i cili mbush 33 vjeç muajin tjetër.