Liverpooli ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e mbrojtësit Ronald Araujo në formë huazimi për sezonin 2026/2027, ka raportuar eksperti i merkatos së transferimeve, Fabrizio Romano.
“Liverpooli ka arritur marrëveshje për huazimin e Ronald Araujos nga Barcelona. HERE WE GO!”, ka shkruar Romano në rrjetet sociale.
“Është arritur marrëveshje verbale klub me klub me Barçën, e cila tashmë është miratuar nga drejtori Deco. Një qendërmbrojtës i ri për LFC, me një surprizë të madhe”, ka shtuar ai.