Këngëtarja Rona Nishliu i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është martuar.
Edhe pse është treguar shumë diskrete sa i përket jetës së saj private, është miku i saj, grimeri Arbër Bytyqi, ai i cili e ka bërë të ditur këtë lajm teksa ka publikuar fotografi nga dita e rëndësishme e Ronës.
“Zëri ynë i bukur është bërë nuse”, ka shkruar Arbëri duke mos dhënë më shumë detaje. E rregulluar me stil dhe shije Rona duket tejet bukur.
Ndërkaq vetë këngëtarja ende nuk ka bërë ndonjë postim në rrjetet sociale.
https://www.instagram.com/p/Bnebzdoh8V1/?hl=en&taken-by=arber_bytyqi_mua