Ronaldo bllokoi “Transfermarktin” pasi ishte i pakënaqur me vlerësimin prej 75 milionë eurosh

Prishtinë | 27 Jan 2022 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

Ylli i Manchester United, Cristiano Ronaldo, ka bllokuar në Instagram llogarinë e “Transfermarkt” pasi kishte debatuar me vlerësimin që faqja i kishte dhënë në vitin 2020.

Faqja e internetit që ka të punësuar mbi 80 njerëz dhe ka më shumë se 1000 vullnetarë që punojnë për të, hulumton shumë para se të dalë në fund me një shifër që ata mendojnë se përputhet me vlerën e një lojtari aktual në treg.

Sidoqoftë, në mars të vitit 2020, Ronaldo u zemërua për shkak të “Jorge Mendes XI”, një ekip i përbërë nga lojtarë të përfaqësuar nga ‘super agjenti’ në të cilin portugezit iu dha një vlerësim prej 75 milionë eurosh(62 milionë funte / 84 milionë dollarë).

Duke shpjeguar se si ndodhi incidenti, koordinatori i “Transfermarkt”, Christian Schëarz, tha për The Athletic : “Ai dërgoi një mesazh fillimisht te djemtë tanë të mediave sociale. Ata iu përgjigjën, shpjeguan pse dhe i thanë: ‘Krahasuar me futbollistët e moshës tënde, ju jeni numri një’.

“Ishte 30-50 milionë funte diferenca [midis Ronaldos dhe lojtarit tjetër në listë] dhe më pas ai dërgoi disa emoji duke qeshur dhe më pas na bllokoi”.

Ajo vlerë ishte pothuajse dy vite më parë, sot vlera e Ronaldos ka rënë edhe më shumë, sipas “Transfermarkt” tani vlerësohet 35 milionë euro.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme