Legjenda e Brazilit Ronaldo Nazario ia bëri një befasi legjendës së MotoGP, Valentino Rossi, në garën e tij të fundit në sportin me motoçikletë, duke ia dhuruar dhe një fanellë të veçantë të Interit.
Rossi është vozitësi më i mirë në historinë e MotoGP pa kurrfarë dyshimi dhe ai i dha fund sot karrierës duke e zënë vendin e 10-të në garën e Valencias, raporton Gazeta Express.
Miqtë dhe kolegët e tij e njoftuan Rossin, i cili është tifoz i flakët i Interit, se në kabinën e tij po e priste një befasi e këndshme.
Ai shkoi aty dhe e gjeti Ronaldon, ish-sulmuesin e famshëm të Interit.
Rossi dhe Ronaldo ishin takuar për herë të parë në vitin 1999 kur ky i fundit po luante për zikaltrit.
Ronaldo ia dhuroi një fanellë Rossin në këtë rast.