Kameramani Juan Lorenzana Prieto pësoi çarje në kokë pasi u godit nga një gjuajtje e fortë e Cristiano Ronaldos, transmeton Gazeta Express.
Sulmuesi i Real Madridit po i ushtronte goditjet me top dhe tregoi sesa fuqi kanë gjuajtjet e tij, me njërën prej tyre që i shkaktoi dëm kameramanit Prieto, i cili në ato momente po e xhironte seancën.
Ai është detyruar ta qepte plagën në vetullën e djathtë.
Ronaldo i kërkoi falje Prietos dhe më pas ia dhuroi xhaketën sportive që e kishte veshur gjatë stërvitjes.
Hit by a @cristiano shot… But the four-time #UCLfinal winner makes up for it!
Ronaldo = 👏👏👏@realmadrid pic.twitter.com/Km3ggwzT67
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 25, 2018