Cristiano Ronaldo do të qëndrojë në Manchester United edhe sezonin e ardhshëm, në tentim që ta rikthejë klubin anglez konkurrues në Premierligë dhe në Evropë.
Ylli portugez, sipas mediumit britanik “Daily Mirror”, ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta përmirësojë strukturën e qendrës stërvitore te Carrington, përcjell “Gazeta Express”.
Në veçanti, shkruan mediumi britanik, ish-futbollisti i Juventusit dhe Real Madridit duket se është i pakënaqur me kualitetin e pishinave.
Nga ana e tij, klubi anglez po planifikon t’i nisë punimet në këtë drejtim, të cilat do të zyrtarizohn në ditët në vazhdim.
Ronaldo ishte rikthyer në “Old Trafford” vitin e kaluar, por me “Djajtë e Kuq” nuk arriti ta kualifikohet në Ligën e Kampionëve.