Cristiano Ronaldo është nisur drejt Torinos nga Portugalia, duke e shkelur karantinën pasi u infektua me koronavirus derisa ishte në detyrë me ekipin kombëtar portugez.
Sipas mediave italiane, Ronaldo do të kthehet sot në Torino dhe do të vetizolohet në shtëpinë e vet.
Komiteti Shkencor i Italisë e ka ulur nga 14 në 10 ditë periudhën e vetizolimit.
Ish-sulmuesi i Real Madridit do të mungojnë në dy ndeshjet e ardhshme të Juventusit, kundër Crottones në Serie A dhe kundër Dynami Kyiv në Ligën e Kampionëve, por do të jetë në gjendje të luajë kundër Veronës nëse del negativ në testin për Covid-19 pasi ta ketë kryer karantinimin.
35-vjeçari, megjithatë, do të mungojë në ndeshjen e Juves kundër Barcelonës më 28 tetor sipas të gjitha gjasave, sepse protokolli i UEFA-s kërkon që një lojtar të jetë negativ në testin për Covid-19 të paktën shtatë ditë para se të lejohet të luajë në Ligën e Kampionëve apo Ligën e Evropës.