Portugalia dhe Spanja kanë zhvilluar një ndeshje spektakolare në ndeshjen e tyre të parë në Botërorin “Rusia 2018”.
3 me 3 ishte rezultati përfundimtar i takimit, me Cristiano Ronaldon që ishte pa dyshim njeriu i ndeshjes.
Portugezi shënoi golin më të shpejtë deri më tani në këtë Botëror, në minutën e 4, kurse realizoi edhe “hat-trickun” e parë.
Te Spanja më i miri ishte Diego Costa që shënoi dy gola, kurse një supergol e shënoi Nacho.
Në Grupin B lider aktual është Irani me tre pikë, kurse pas tij renditen me nga një pikë Portugalia dhe Spanja, kurse e fundit është Maroko.