Cristiano Ronaldo edhe njëherë ka treguar bujarinë e tij.
Ylli i Juventusit raportohet se iu ka lënë bakshish 20 mijë euro punëtorëve të një hoteli në Greqi, gjatë pushimeve në këtë vend, transmeton Koha.net.
Pas eliminimit të Portugalisë nga Botërori “Rusia 2018”, 33 vjeçari së bashku me partneren e tij Georgina Rodriguez dhe fëmijët shkuan në pushime në Greqi, ku edhe tregoi bujarinë e tij duke lënë bakshish 20 mijë euro, raporton revista greke SPORtime.
“10 punëtorët, që morën detyrën që të përkujdesen për familjen e Ronaldos dhe t’i mbajën largë nga paparacët morën secili nga 2 mijë euro bakshish”, thuhet në shkrimin e revistës SPORtime.
Ronaldo kaloi 10 ditë të pushimeve të tij në vilen Royal Methoni.