Cristiano Ronaldo i ka hedhur poshtë pohimet se forma e tij e dobët ka bërë që ai të jetë i palumtur me jetën në Real Madrid.
Që prej se u transferua në Real Madrid më 2009, portugezi i ka shënuar të paktën 25 gola në çdo sezon të La Lugës, përfshirë 48 në sezonin 2014-15.
Këtë sezon, megjithatë, forma e tij ka rënë, pasi Ronaldo ka shënuar vetëm një gol në shtatë paraqitje në ligë, gjersa skuadra e tij mbetet tetë pikë mbrapa rivalit të madh, Barcelonës.
Disa media kanë sugjeruar se forma e Ronaldos lidhet me disponimin në klub dhe se ai është i palumtur, por katër-herë fituesi i Topit të Artë insiston se ndihet mirë në kryeqytetin spanjoll.
“Nuk pajtohem më atë që e thonë njerëzit rreth meje”, ka thënë Ronaldo për L’Equipe.
“Njerëzit nuk e dinë dallimin mes të luash mirë, të luash në rregull dhe të shënosh gola. Më shikojnë si makinë golash, si një person që duhet të shënojë gjithmonë. Nëse është kështu atëherë askujt s’i bën nëse kam luajtur mirë apo keq, unë gjykohem vetëm në bazë të golave”, ka shtuar portugezi.