Cristiano Ronaldo besohet se ka kërkuar nga Juventusi së paku tri truproje që do të kujdesen për të dhe familjen e tij në Torino.
Sipas Il Corriere di Torino, fituesi i Topit të Artë është i brengosur se villa e tij në Gran Madre është shumë e ekspozuar ndaj publikut.
Ai ka kërkuar nga Juventusi që të caktojë dy truproje, një për familjen e tij dhe një që të kujdeset për villën e tij gjatë gjithë kohës, edhe një truproje e tretë që e shoqëron atë ku do që shkon.
Është shumë e mundur që vendimi nga autoritetet vendase për të sjellë njësinë anti-terror për ta vështruar debutimin e dij në Serie A në Verona ndaj Chievos ka nxitur ankth te portugezi.
Ronaldo ende po vazhdon me përshtatjen e tij në Torino, teksa djali i tij Cristiano Jr ka filluar punën në akademinë e Juventusit.
Juventusi ka zhvilluar dy ndeshje ku ka luajtur Ronaldo, por ku portugezi ende nuk ka shënuar gol.