Cristiano Ronaldo ka tronditur Real Madridin. Ylli portugez dëshiron të largohet nga Spanja.
E përditshmja sportive portugeze, A Bola, ka publikuar një lajm bombastik për yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
Sipas kësaj gazete, ish sulmuesi i Manchester Unitedit dëshiron të largohet nga Spanja, përcjell Gazeta Express.
Thuhet se Ronaldo është i indinjuar pas akuzave për evazion fiskal prej 14.5 milionë euro. Sipas A Bola, Ronaldo tashmë i ka treguar edhe presidentit të klubit, Florentino Perez që dëshiron të largohet.
Sipas A Bola, Real Madrid do të marrë shumë oferta mbi 180 milionë euro për Cristiano Ronaldon.
Thuhet se për të janë të interesuara skuadrat e njohura si: Monaco, PSG dhe Manchester United.