Ronaldo “Mbreti” i Instagramit, mposht Selena Gomezin

Prishtinë | 30 Tet 2018 | 13:25 | Nga Ekonomia Online

Një pushim i shkurtër i Selena Gomez nga rrjetet sociale i mjaftoi Cristiano Ronaldos që të merrte kreun e Instagramit.

Futbollisti i Juventusit është bërë ylli më i ndjekur i Instagramit, me mbi 144 milionë ndjekës. Sportisti portugez, i cili pas nëntë vjetësh u largua nga Real Madridi në Itali me gjithë familjen e tij, ndan me ndjekësit fotot në fushë po aq sa edhe jashtë saj, ato me familjen.

Ai është i lidhur me Georgina Rodriguez, modelen 23-vjeçare që e bëri atë baba të Alanës. Ronaldo është gjithashtu babai i binjakeve Eva dhe Mateo, të lindur nga një nënë surrogate më 2017, dhe një djali të lindur në Shtetet e Bashkuara në vitin 2010.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme