Një ndeshje spektakolare ka qenë kjo e kësaj mbrëmje për “Zonjën e Vjetër”, e cila arriti të përmbys rezultatin në ndeshjen e kthimit me Atletiko Madridin.
Ronaldo ka shënuar plot 3 gola kundër spanjollëve, duke triumfuar kështu në Torino.
Me takimin e parë, i cili u fitua 2-0 nga Atletiko, në “Allianz Stadium”, u mendua se shpresat ishin të vogla, por bardh e zinjtë kanë arritur të dalin në avantazh me anë të golave të shënuara nga ylli portugez Cristiano Ronaldo, i cili shënoi në minutën e 27-të, 48-tën dhe 86-të nga pika e bardhë e penalltisë.
Duhet thënë se ishte Ronaldo ai që me tripletën e tij, çoi Juven në çerekfinale.
Juventus-Atletiko Madrid 3-0 (0-2)