Do të duhet ende shumë rrugë dhe mundim derisa Juventusi të arrijë në finalen e madhe të Champions League, siç shpresojnë tifozët, por ndërkohë, suksesi mbresëlënës i së martës i ka dhënë zë ekspertëve të numrave dhe admiruesve të Cristiano Ronaldos.
Portugezi ishte autor i tre golave që eliminuan Atleticon e Madridit, e tani ngre kuotën e bardhezinjve për trofeun, e bashkë me të edhe aksionet në bursë.
Ronaldo fitoi zemrat e tifozëve të Juventusit një vit më parë, me një roveshatë që mahniti të gjithë në Torino, kur ai luante me Realin, por tani me fanellën e “Zonjës së vjetër” shkroi një tjetër faqe në histori.
CR7 u bë futbollisti i Juventusit që shënon më shumë gola në Champions League, në stadiumin torinez, plot 8 të tillë si Arturo Vidal, statistika të përmirësueshme që këtë sezon, gjithmonë nëse UEFA do t’ia lejojë.
Fituesi i pesë fisht i “Topit të artë” është futbollisti që i ka shënuar më shumë gola Atleticos së Madridit në drejtimin e trajnerit Simeone, por jo vetëm kaq.
Ai ka përmirësuar një rekord që ishte i veçantë edhe para ndeshjes së të martës. Ai numëron 124 gola në Champions, 4 më shumë sesa ka shënuar Atletico Madrid në të gjithë historinë e këtij turneu. Tani, tifozët e Juventusit shpresojnë se gjesti i tij aspak sportiv do të ketë të njëjtin fat si Simeone, hetim dhe gjobë, për ta lënë të lirë që të luaë në sfidën e radhës në turneun që do më shumë.