Ronaldo mesazh Sarrit me përqafimin që i bëri Fernando Santosit

Prishtinë | 15 Nën 2019 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Cristiano Ronaldo e la pas situatën e krijuar te Juventusi me një performancë mbresëlënëse në ndeshjen ndërmjet Portugalisë dhe Lituanisë, në të cilën shënoi het-trik.

Superylli portugez u bë kryetemë e mediave sportive pas zëvendësimit që i bëri Maurizio Sarri në ndeshjen kundër Milanit, pasi reagimi i 34-vjeçarit tregoi haptas pakënaqësinë me veprimin e trajnerit.

Është raportuar se CR7 e kishte sharë Sarrin teksa largohej nga fusha, ndërkohë që një veprim i tij në ndeshjen kualifikuese për ‘Euro 2020’ është cilësuar si mesazh kundrejt trajnerit të Juves.

Fernando Santos: “A mi poco o nada me sorprende Cristiano Ronaldo”

View image on Twitter

Ronaldo kishte rezervuar një përqafim të gjatë për trajnerin e Portugalisë, Fernando Santos, i cili e ka mbështetur publikisht lojtarin e tij kryesor pas ngjarjeve të fundit.

“Ai është në rregull. Nuk kam pasur dyshim për këtë, ashtu siç kam thënë edhe para ndeshjes. Të tjerët kanë dyshuar, por unë nuk kam pasur kurrfarë dyshimi”, është shprehur ai për RTP, percjell telegraf.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, ai e ka përqafuar përzgjedhësin portugez duke e falënderuar në këtë mënyrë për besimin, që njëherësh ishte mesazh për Sarrin, i cili ka deklaruar se Ronaldo nuk është në formën e tij më të mirë.

Të ngjashme