E ardhmja e Cristiano Ronaldos është ende shumë e paqartë.
Ylli portugez nuk e mendon të luajë për Manchester Unitedin sezonin e ri dhe madje nuk ka udhëtuar me ta në përgatitjet parasezonale.
Ndërkohë, tani raportohet se Ronaldo pranon ta ulë deri në 30% pagën e tij për t’u transferuar te një klub elitar që garon për titullin e Champions Leagues.
Ai mbetet i interesuar për një kalim tek Atletico Madridi, por klubi vazhdon ta distancojë veten nga kjo lëvizje, transmeton Gazeta Express.
Agjenti i tij, Jorge Mendes madje ia ofroi Ronaldon Barcelonës, para se katalonasit të nënshkruanin me Robert Lewandowskin.