Ish-ylli i shumë skuadrave evropiane, Ronaldo, është shtrirë në spital në Ibiza të premten pasi po vuan nga pneumonia.
Braziliani mbush muajin e ardhshëm 42-vjeç ndërsa viteve të fundit është përballur me problemet e mbipeshës.
Sipas burimeve të “Diario de Ibiza”, Ronaldo ishte shtrirë në spitalin De Can Misses në Ibiza të premten në mbrëmje.
I diagnostikuar me pneumoni, “Fenomeni” ishte transferuar më pas në një spital privat.
Ronaldo po kalonte pushimet në Ibiza, ku edhe ka një shtëpi.
Gjatë karrierës së tij, Ronaldo ka luajtur për Cruzeiron, PSV-Eindhovenin, Barcelonën, Real Madridin, Interin, Milanin e Corinthiansin.