PSG është gati të bëjë çmendurinë më të madhe në historinë e futbollit. Skuadra franceze dëshiron të shfrytëzojë pakënaqësinë e Cristiano Ronaldos te Real Madridi dhe ta transferojë në radhët e saj, ndërsa paga e tij vjetore do të jetë 45 milionë euro, me çka do të barazohej me futbollistin më të paguar në botë, Lionel Messi.
Ronaldo menjëherë pas përfundimit të finales në Ligën e Kampionëve e paralajmëroi mundësinë e largimit, ndërsa që me të vërtetë diçka po “zihet” tregon edhe fakti se ai nuk u fotografua me fanellat e reja që Real Real Madrid do t’i bartë në edicionin e ardhshëm, njofton gazeta spanjolle “AS”.
Megjithatë, PSG mund të ofrojë “vetëm” 150 milionë euro për këtë transferim, pasi rrezikohet edhe nga “fair –play” financiar i UEFA-s, por në gjithë këtë operacion mund të përfshihet edhe shitja e tre futbollistëve, Goncalo Guedes, Angle Di Maria dhe Edinson Cavani.
E tërë kjo storie duket edhe më interesante, pasi në të njëjtën kohë flitet me të madhe se në edicionin e ri te Reali do ta shohim dyshen Ronaldo – Neymar, por në Paris shpresojnë të ndodhë skenari i tyre.