Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo është bërë golashënuesi më i mirë në histori të kualifikimeve për evropian.
Dje në ndeshjen ndaj Lituanisë, portugezi shënoi katër gola në fitoren e thellë me rezultat 5-1.
Për kombëtaren e Portugalisë, Ronaldo ka shënuar 93 gola në 159 ndeshje.
Me 24 gola në kualifikime 34-vjeçari ka thyer rekordin e sulmuesit të Republikës së Irlandës, Robbie Keane i cili pati shënuar 23 gola.
“Jam duke kaluar kohë të mirë, por kjo vlen edhe për krejt skuadrën. Jam i lumtur dhe jam duke u kënaqur, jo pse kam shënuar por që jam duke luajtur në nivelin e lartë për disa vite. Varet nga unë për ta ndihmuar kombëtaren, erdhëm pasi mposhtëm Serbinë”, deklaroi portugezi./newsport