Përfaqësuesja e Portugalisë është eliminuar nga botërori “Rusia 2018”, por ylli Cristiano Ronaldo mbetet lojtari më i shpejtë i këtij turneu deri më tash, kanë njoftuar mediumet e huaja të premten.
33-vjeçari në katër ndeshje të zhvilluara në Rusi ka shënuar po aq gola, përfshirë këtu edhe “hat-trickun” në ndeshjen e parë të fazës së grupeve ndaj Spanjës. Mirëpo, nuk ishin golat e tij që e bënë të veçantë kapitenin e Portugalisë, por shpejtësia që tregoi.
Portugezi gjatë këtyre ndeshjeve, në një moment ka regjistruar shpejtësi prej 34 kilometrave në orë, duke u bërë tash për tash lojtari më i shpejtë i këtij turneu. Të njëjtën shpejtësi ka regjistruar edhe kroati Ante Rebiq, por ka mbetur në pozitën e dytë, pasi gjatë katër ndeshjeve të para ka regjistruar minutazhë më të vogël dhe kjo i ka dhënë përparësi.
Ronaldo ka luajtur në të gjitha ndeshjet e Portugalisë pa u zëvendësuar fare dhe lodhja ishte e madhe.