Ronela Hajati thekson linjat trupore gjatë xhirimeve të klipit në bregdet

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 16:15 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është në përgatitje e sipër të një projekti të ri muzikor.

Këto ditë, ajo ka kryer xhirimet e klipit në jug të Shqipërisë, përkatësisht në Ksamil të Sarandës.

Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi nga xhirimet, ku është shfaqur mjaft atraktive veshur me një fustan të zi transparent në deti.

Këngëtarja ka vënë në pah linjat e saj atraktive trupore, duke ngacmuar imagjinatën e fansave.

“Skena e preferuar”, ka shkruar Hajati në mbishkrimin e disa prej fotografive të ndara me ndjekësit.

Ronela përndryshe është shumë e pëlqyer për projektet e saj muzikore, në të cilat punon kryesisht vet në muzikë dhe tekst.

Të ngjashme