Këngëtarja Ronela Hajati sot feston 30-vjetorin. Me një postim në “Instastory”, Ronela i uron ditëlindjen vetes dhe i thotë se është si shpirt!
“Në këtë ditë të shënuar që do të mbahet mend në shekuj si ditëlindja e të madhes Hajati, dua t’i them vetes, Ron je si shpirt!”, shkruan këngëtarja.
Më pas Ronela shton: “Shumë urime për mua. Një Virgjëreshë e vërtetë ditëlindja e së cilës do të zgjasë një muaj”.