Ronela: Mora gjithçka që desha në “Kënga Magjike”

Prishtinë | 09 Dhj 2018 | 22:33 | Nga Ekonomia Online

Ronela Hajati ishte njëra prej fitueseve në edicionin e sivjetme të Festivalit “Kënga Magjike”.

Edhe pse këngëtarja nuk ishte në top-treshen për çmimin kryesor, ajo e fitoi çmimin për performancën më të mirë me këngën “Vuj”.

“Dje ishte një natë për t’u mbajtur mend! Mora gjithçka që kam dashur! Mora dashurinë tuaj! Ju dua me zemër… Dua të gjej rastin për të falënderuar një skuadër njerëzish qe u kujdesën për dukjen time në çdo detaj”, ka shkruar Ronela në Instagram.

“Ju e dini se përveç se jeni miqtë e mi, jeni të paarritshëm”, iu është referuar këngëtarja stilistëve dhe grimierëve që u morën me dukjen e saj.

https://www.instagram.com/p/BrKuSF8l4AE/

https://www.instagram.com/p/BrFxF4WFMz_/

https://www.instagram.com/p/BrDGtdHl3sI/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme