Ndërkohë që po qëndron në Shtetet e Bashkuara, Ronela Hajati ka njoftuar se kënga e saj e re nuk do të publikohet nesër (e premte).
Javë më parë, këngëtarja lansoi videoklipin e këngës “Shumë i mirë”, ndërsa të premten pritej të publikohej projekti i ri, i cili është shtyrë për shkak të mosprezencës personale të saj në Shqipëri.
Dhe Jo! Nuk do të dalë nesër! Kur gjërat nuk shkojnë ashtu si dua, si pres dhe si meritoj unë absolutisht pauzohen!”
“E di që kam një vit që mezi po pres ta nxjerr këtë këngë, por pa qenë personalisht në Shqipëri nuk mundem. Më besoni që është për mirë”.
“Unë pasi i përfundoj shumicën e rasteve nuk i kam qejf këngët e mia, por kjo s’me mërzitet asnjëherë! Do të prisni dhe pak fare! Do t’ia vlejë! Ju premtoj”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.