Rooney do të luajë ndeshjen lamtumirëse për Anglinë kundër ShBA-së

Prishtinë | 05 Nën 2018 | 16:54 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi anglez, Wayne Rooney do të veshë edhe një herë fanellën e Kombëtares së Anglisë për herë të fundit në një miqësore kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës e cila do të zhvillohet në Wembley më 15 nëntor.

Ish-sulmuesi i Manchester United u paraqit herën e fundit për Anglinë në fitoren 3 me 0 ndaj Skocisë në nëntor të 2016-ës.

33-vjeçari u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar dhe nuk ishte pjesë e skuadrës së Anglisë në Kupën e Botës në Rusi.

Ndeshja e 15 nëntorit do të zhvillohet për të mbledhur para edhe për fondacionin e Rooneyt. Aktualisht ish-anëtari i Evertonit luan për DC United në MLS, ku ai ishte pjesë e ekipit për tu ngritur në tabelë, mirëpo u eliminuan në raundin e parë të playoff-it kundër Colombus Crew.

Përballja e këtyre dy kombëtarëve do të jetë e 120-ta për Rooneyn nën ngjyrat e Anglisë dhea ai tani ka një rekord prej 53 golash për vendin e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme