Rooney i padëshirueshëm në Everton

Prishtinë | 12 Qer 2018 | 09:10 | Nga

Trajneri i ri i Evertonit, Marco Silva, nuk e dëshiron Wayne Rooneyn në skuadrën e tij sezonin e ri dhe ka vendosur ta shesë atë, raporton Mirror.

Rooney ka kohë që është në bisedime me skuadrën nga MLS-ja, D.C. United, por deri tani ka qenë në pritje të një vendimi të Silvas para se ai vetë ta marrë vendimin përfundimtar, transmeton Gazeta Express.

Megjithatë, Silva ka vendosur dhe dëshiron që Rooney të vazhdojë karrierën diku tjetër.

James Maddison i Norwichin shihet nga Silva si zëvendësuesi i ideal i Rooney.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme