Futbollisti i Evertonit, Wayne Roonye ka probleme me drejtësinë angleze.
Sulmuesi i 3 luanëve do të detyrohet që të bëjë 100 orë shërbim ndaj komunitetit, si dhe do të paguajë një gjobë prej 320 mijë paundësh, pasi disa kohë më parë ngiste makinën në gjendje të dehur.
Përveç gjobës, sulmuesi nuk do t’i japë makinës për dy vitet e ardhshme.
Pavarsisht se Roonye është një ndër sulmuesit më të mirë të Kombëtares Angleze, mesa duket në shtetin britanik, të gjithë janë të barabartë para ligjit.