Rosie O’Donnell zbulon në librin e ardhshëm se ajo ishte abuzuar seksualisht nga babai i saj kur ishte fëmijë.
“Filloi kur isha shumë e re”, tha Rosie për babanë e saj Edward Joseph.
“Dhe pastaj kur nëna ime vdiq, mbaroi në mënyrë të çuditshme sepse atëherë ai kishte pesë fëmijë për t’u kujdesur. Në tërësi, nuk është diçka për të cilën më pëlqen të flas. Çdo fëmijë që vihet në atë pozitë, veçanërisht nga dikush në familje, ndihet i pafuqishëm”.
Kur Rosie ishte 10 vjeçare, ajo humbi nënën e saj Roseann pasi luftoi me kancerin e gjirit. Babai i saj vdiq në 2015.
“Ladies Who Punch” do të dalë më 2 prill.