Nënkryetari i Komunës së Drenasit, Nazmi Hasi ka pritur në takim përfaqësuesit e organizatës Rotari Club të cilët i kanë dhuruar disa ekzemplarë të librave në gjuhën angleze në bibliotekën e qytetit “Ymer Elshani”.
Projekti është bërë nga Donika Zogu kryetare e Këshillit të Veprimit Rinor Lokal dhe i është dorëzuar Rotari Club të cilët e kanë miratuar projektin në fjalë dhe vlera e tij është mbi 1000 euro.
Më këtë rast, pas dorëzimit të librave shkencor e letrar, nënkryetari Dr.sc Nazmi Hasi, ka falënderuar klubin për këtë donacion dhe ka vlerësuar se pasurimi i opusit letrar dhe shkencor në gjuhën angleze është një veprim shumë i çmuar, pasi që me pasurimin e librave hapet një dritare e re edhe e literaturës në gjuhën e huaj, duke pasur parasysh rëndësinë që ofron leximi i librit.