Presidenti iranian, Hassan Rouhani, ka thënë të dielën se vendi i tij është i përgatitur të marrë hapa për të përmbushur zotimet në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore sa më shpejt që Shtetet e Bashkuara të heqin sanksionet ekonomike ndaj Iranit, raporton Independent.
Në një takim me ministrin irlandez të Punëve të Jashtme, Simon Coveney Rouhani, u shpreh: “Irani është gati të marrë menjëherë masa kompensuese bazuar në marrëveshjen bërthamore dhe të përmbushë angazhimet e tij menjëherë pasi të hiqen sanksionet e paligjshme të SHBA-ve dhe ajo të braktisë politikën e saj të kërcënimeve dhe presionit”.
Rouhani kritikoi evropianët të cilët nënshkruan në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015, për atë që ai ka thënë, se ishte mosveprimi i tyre në angazhimet e tyre ndaj marrëveshjes.
Ish-presidenti amerikan, Doland Trump, në viti 2018 tërhoqi në mënyrë të njëanshme SHBA-në nga marrëveshja bërthamore iraniane, në të cilën Teherani kishte rënë dakord të kufizonte pasurimin me uranium në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. Kur SHBA atëherë vendosi përsëri disa sanksione dhe shtoi të tjera, Irani gradualisht dhe publikisht braktisi marrëveshjen.
Me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe ardhjes së presidentit Joe Biden, pritej të ndodhte një takim midis SHBA-ve dhe Iranit. Mirëpo, Irani ka kërkuar fillimisht heqjen e sanksioneve, ndërsa administrata Biden ka kërkuar që fillimisht shteti iranian t’i kthehet marrëveshjes bërthamore.