Rozana Radi nuk e honeps Egla Cenon, si fitues e njeh dikë tjetër

Prishtinë | 27 Maj 2024 | 11:52 | Nga Ekonomia Online

Këngëtarja e njohur shqiptare, Rozana Radi ka “thumbuar” fituesen e “Big Brother VIP”, Egla Cenon dhe 4 finalistët e tjerë të reality show-t.

Artistja përmes një postimi në InstaStory ka treguar se fitues të “BBV” nuk shikon Eglës, Julian Dedën, Heidi Baçin, Romeo Veshajn apo Meriton Mjekiqin, por një tjetër personazh VIP.

Bëhet fjalë për fituesin e sezonit të kaluar të këtij reality shoë, Luiz Ejlli, për të cilin Rozana tha që prej dy vitesh këngëtarin Shkodran e shikon si fitues.

“Këtë njoh për fitues unë, ka dy vite”- ka shkruar këngëtarja krahas fotos së Luizit.

Të ngjashme